Jete & Stil

Po të famshmet si u veshën për Halloween?

Ndërkohë që Halloween-i është akoma dy ditë larg, përsëri nuk kanë munguar kostumet kreative të të famshmeve në instagram. Përkrah tyre janë edhe yjet që janë veshur si karaktere ikonikë filmash që me siguri do donin ta kishin luajtur. Elizabeth Hurley e transformoi veten e saj në Uma Thurman gjatë rolit të saj në filmin “Kill Bill”, Tracee Ellis Ros u vesh si binjakja e keqe e Lupita Nyong në serialin “Us”, ndërsa Kate Beckinsale u vesh si Audrey Hepburn në “Breakfast at Tiffany”.

Ndërkohë, Gabrielle Union rikrijoi rolin e saj si nxitëse tifozësh nga filmi “Bring It On”. Aktorja dukej sikur kishte dalë direkt nga viti 2000 kur filmi u publikua.

Të tjera që ja vlejnë të përmenden? Cardi B si një infermiere seksi, supermodelja Cindy Crawford që u shfaq në një parti të mbushur me yje si një divë diskoje, Nina Dobrev e cila u vesh si dikush që vetëm një dizajner i vërtetë do e dinte dhe shumë të tjera.

https://www.instagram.com/p/B4If1xrAbSf/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B4LBeELpHFq/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B4GLW5flYpP/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B4F_VHileY4/?utm_source=ig_web_copy_link
https://www.instagram.com/p/B4DA5IGFwfH/?utm_source=ig_embed
https://www.instagram.com/p/B4InDq7guyM/?utm_source=ig_web_copy_link

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë