Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një gruaje shtatzënë në Britaninë e Madhe e infektuar me koronavirus e cila ndodhet e shtruar në spital e cila tregon se sapo e kanë njoftuar se është me Covid-19.
Gruaja ka bërë një video-selfie ku përcjell mesazhe të forta për njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi e ndërsa flet për familjen dhe thekson se ajo po lufton për veten dhe bebin nuk i ka mbajtur dot lotët.
“Jam 39 vjeçe dhe jam në javën e 26 të shatzënisë. Sapo më thanë që kam Covid-19 dhe kam qenë shumë sëmurë. Kam që të shtunën në spital ndërsa sot është e mërkurë. Kam pneunomi në të dyja mushëkritë por luftoj për vete dhe për bebin.
Nuk ia vlen të dalësh nga shtëpia. E di që do mendoni se nuk do e merrni. Kam 3 fëmijë dhe një burrë në shtëpi që nuk do i takoj. Nuk e di si e kam marrë por jam shumë sëmurë”, thotë ajo.
Rama ndërsa ka publikuar videon e saj thotë se të plagosurit e kësaj lufte nuk ushqejnë frikën por vetëdijen se kjo nuk është një lojë.
“Të plagosurit e kësaj lufte të pashoqe nuk ushqejnë frikën, po vetëdijen se kjo nuk është një lojë, po një rezistencë për ekzistencë”, shkruan Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.