Futboll

Plumba selisë së Federatës Turke të Futbollit, ndalohen të dyshuarit

Gazeta Si – Stambolli u trondit sot pasdite nga një ngjarje e rëndë. Teksa Komiteti Ekzekutiv i Federatës Turke të Futbollit ishte duke zhvilluar një mbledhje, drejt zyrave të institucionit është qëlluar me armë zjarri.

Sipas raportimeve të shtypit turk, në vend janë gjetur 11 gëzhoja. Nga plumbat që kanë shkuar drejt zyrave më i rrezikuari ka qenë Hamit Altintop. Një plumb kaloi shumë afër kokës së ish-futbollistit të njohur.

Hamit Altintop. Gazeta Si, 1 shtator 2022

Policia ka arrestuar personat e dyshuar për këtë ngjarje. Raportimin e ka bërë vetë ministri i brendshëm i Turqisë, duke sqaruar se personat që qëlluan ishin në efektin e pijeve alkoolike.

Sulmi duket krejtësisht i pakuptimtë, megjithatë autoritetet po shohin me kujdes të gjitha pistat e mundshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë