Kombetarja

Plotësohet grupi kuqezi, tifozët ‘pushtojnë’ qendrën stërvitore dhe kërkojnë bileta

Gazeta Si - Trajneri Silvinjo e ka pasur të plotë grupin sot. Aliji dhe Laçi janë bashkuar me të tjerët dhe stafi kuqezi ka punuar me 26 lojtarët që janë pjesë e listës për dy miqësoret me Kilin dhe Suedinë.

Në momentin e stërvitjes ka ndodhur edhe një episod që mund ta ketë bezdisur pak trajnerin brazilian dhe bashkëpunëtorët e tij. Një grup tifozësh, pjesëtarë të grupimit “Illyrian Elite”, kanë herë me forcë brenda ambienteve, ku stërvitet Kombëtarja, në “Shtëpinë e Futbollit”.

Arsyeja e këtij veprimi ka të bëjë me pakënaqësitë që kanë këta tifozë ndaj FSHF-së në lidhje me biletat për Europianin e Gjermanisë.

“Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, - ishte banderola që hapën tifozët, më shumë se 50 në numër, në tribunat e kompleksit stërvitor. Pastaj tifozët nisën të këndonin koret e tyre dhe ndezën disa flakadanë.

Në anën tjetër stërvitja vazhdonte dhe për episodin u lajmërua policia, por nuk pati incidente.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë