Kosova

Plenkoviq: Kroacia do ta ndihmojë Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se do ta ndihmojë Kosovën në rrugën drejt integrimit europian dhe liberalizimit të vizave pas takimit me Kurtin në Kosovë në një konferencë të përbashkët për media.

“Ne punojmë që të ndihmojmë Kosovën në rrugën e saj europiane e po ashtu do ta ndihmojmë për liberalizimin e vizave. Ju e dini që Kroacia është anëtarja më e re aty dhe se do t’u ndihmojë sa i përket transformimit. Qëndrimi i Kroacisë është që të përkrahim dialogun e stabilitetit e të mos ketë situata si ajo para disa javëve. Kroacia është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me Kosovën dhe të përmirësojë marrëdhëniet me Serbinë.

Kemi shumë vend për të rritur më tepër ekonominë. Qëndrimi i përfaqësuesve të korporatave do të ndihmojë dhe do të kenë takim edhe me Telekomin”, ka thënë Plenkoviq, që ka folur edhe për aksidentin e autobusit me pasagjerë kosovarë në Kroaci para disa muajve ku vdiqën dhjetë mërgimtarë kosovarë.

Ai ka shprehur mirënjohjen ndaj mjekëve që kanë ndihmuar në rastin e aksidentit në Slavonski-Brod, ndërsa ka treguar se në vizitë me të në Kosovë është edhe njëri nga mjekët që ndihmoi pasagjerët e lënduar kosovarë,Josip Samaxhiq.

Kurti tha se Kosova synon anëtarësim në NATO dhe BE, dhe se Kroacia është shembulli dhe model i shkëlqyer që duhet ndjekur.

“Dy shtete tona e kuptojnë njëri-tjetrin sepse kemi të kaluar të përbashkët. U jemi mirënjohës për bashkëpunimin.

Sot diskutuam për raportet miqësore, zbatimin e 12 marrëveshjeve për arsimin, kulturën, ekonominë. Mundësinë për synimin bilateral. Një nga synimet tona është të tërheqim investitorë që të krijojmë ekonomi të qëndrueshme. Ne jemi të përkushtuar t’i bashkohemi NATO-s dhe Bashkimit Europian. Kemi mirëpritur numrin e Forcave të Armatosura Kroate. Ne vlerësojmë mbështetjen që merr Kosova nga Kroacia. Ne mbështesim edhe integrimin rajonal. Përderisa Kosova prin me vaksinim ne nuk e harrojmë mbështetjen e shtetit kroat për vaksina. Qeveria do të vazhdojë të ruajë miqësinë me shtetin e Kroacisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë