Jete & Stil

Plazhet e Gran Canaria kanë gjithçka që mund të dëshironi

Gran Canaria ka gjithçka që ju mund të dëshironi për pushime të qeta familjare. Ishulli me plazhet më rërë të imët, krijuar posaçërisht për turistët, ofron diçka për të gjitha moshat.

Dunat e rërës në Maspalomas, Gran Canaria

Maspalomas është cilësuar si një nga plazhet më të bukura të Gran Canaria në sajë pamjeve perfekte të dunave të rërës, që krijojnë një peisazh mahnitës. Plazhi është rreth 3.5 km i gjatë, përfshihet edhe një seksion dedikuar familjeve me fëmijë. Vlen të përmendet se zona të tjera të plazhit frekuentohen edhe nga nudistët.

Dunat e rërës në Maspalomas, Gran Canaria

Plazhi Las Canteras

Nëse jeni të dyzuar për të zgjedhur mes pushimeve në qytet apo në plazh, atëherë një udhëtim në Las Canteras mund të jetë kompromisi perfekt, pasi ky plazh i bukur ndodhet buzë kryeqytetit Las Palmas, që do të thotë të kesh peisazhin mahnitës, plazhe të bukura me ujëra të qetë dhe gjallërinë e jetës së qytetit. Mendoni një natë energjike, restorante, bare të shumta dhe argëtim pa fund, Plazhi mund të jetë i tejmbushur me njerëz në pikun e sezonit, por sigurisht që ju  do të gjeni hapësirën e duhur edhe për shezlongun e cadren tuaj.

Plazhi Las Canteras, Gran Canaria

Resorti San Augustin

Resorti San Augustin është një vend më i qetë se zonat e tjera të Gran Canarias dhe ofron argëtim për të gjithë familjen, Plazhet me ujëra të qetë dhe rryma të lehta janë ideale për prindërit dhe fëmijët që duan të provojnë zhytjen. Ndiheni të uritur? Ka shumë bare dhe restorante, të gjitha në natyrë, mund të zgjidhni një prej tyre.

Resorti San Augustin, Gran Canaria


Plazhi Gui Gui

Nëse po kërkoni një vend disi të vecuar, atëherë zgjidhni plazhin Gui Gui. Kur moti nuk është i mirë, ka vështirësi për të shkuar në këtë plazh, për të mos thënë që shpesh herë është i braktisur. Por nëse jeni kuriozë, sigurohuni që ta planifikoni mirë udhëtimin tuaj, pasi do jeni shumë larg nga rojet e plazhit dhe rruga përfshin zona me terren të vështirë.



Plazhi Gui Gui, Gran Canaria

Plazhi Las Alcaravaneras

Ndodhet pranë portit të Las Palmas dhe një alternativë më e qetë e plazhit Las Canteras që ndodhet pranë tij. Plazhi i Las Alcaravaneras është ideal për turistët më sportivë, pasi ujërat e qetë krijojnë kushte të përshtatshmë për lundrim, kurse ata që duan sportin mund të argëtohen duke luajtuar volejboll në rërë.

Plazhi Las Alcaravaneras, Gran Canaria

Plazhi de Ingles

I quajtur "Plazhi i anglezit", ky është vendi për pushime klasike me diell, det dhe rërë. Ujërat e qetë janë të përsosur për të notuar dhe janë kushtet ideale për të ndërtuar kështjella rëre. Peisazhi plotësohet me një shëtitore plot gjallëri e mbushur me dyqane, bare dhe restorante. Ka hapësira të shumta akomodimi, hotele, por nëse dëshironi mund të zgjidhni edhe apartamente për të kaluar pushimet tuaja.

Plazhi de Inglés, Gran Canaria

Plazhi Melenara

Dashamirësit e ushqimit mund të zgjedhin Melanaran, pasi është një plazh i njohur për restorantet me prodhime deti. Ndërkohë dashamirësit e artit mund të shëtisin përgjatë shëtitores të shohin skulpturat ose statujën e Neptunit që qëndron në këmbë mes ujërave të oqeanit.

Dëshironi një ditë të qetë për të marrë rreze dielli? Melenara është vendi i duhur, ka hapësira të bollshme dhe një rojë plazhi duke e bërë kështu të preferuar edhe për familjet.

Megjithatë, kujdes – gjatë fundjavave të pikut të sezonit, mund të mos gjeni vende, pasi edhe vetë vendasit dynden drejt bregut ranor.

Plazhi Melenara, Gran Canaria

Plazhi Puerto Ricco

Ka pamje spektakolare me rërën e bardhë, ujërat e kristaltë dhe palmat. I vendosur në qendër të qytetit, plazhi ofron gjithçka që ju nevojitet për një mjedis miqësor e familjar. Shëtitorja e tij është e mbushur me bare, restorante madje edhe me pishina publike. Kioskat pranë plazhit janë të përsosura për të marrë suveniret e minutës së fundit.

Plazhi Puerto Ricco, Gran Canaria

Plazhi Taurito

Një nga vendpushimet më të vogla të Gran Canaria, Taurito është vendi ideal për ata që dëshirojnë të largohen nga turma e pushuesve. Do të gjeni gjithçka që ju nevojitet për një ditë të mbushur me argëtim, duke përfshirë sportet e ujit dhe aktivitete të tjera.

Plazhi Taurito, Gran Canaria

Plazhi Amadores

Është vendi i duhur për ata që duan të prekin luksin gjatë pushimeve të tyre. Si pjesë e Puerto Ricco, Amadores është një plazh i përshtatur për turistët, me një shëtitore të volitshme dhe hapësirë të gjerë me rërë për të vendosur shezlongun tuaj.

Plazhi Amadores, Gran Canaria

What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë