Shendet

Plakja e përshpejtuar lidhet me rrezikun e kancerit tek të rinjtë

Studiuesit që kërkojnë të dhëna se pse disa lloje kanceri janë në rritje tek të rinjtë thonë se kanë gjetur një lidhje me plakjen e përshpejtuar biologjike.

Plakja është rreziku kryesor për shumë lloje kanceri, që do të thotë se sa më shumë të rriteni, aq më shumë ka gjasa që të diagnostikoheni. Dhe gjithnjë e më shumë, ekspertët pranojnë se mosha është më shumë se sa numri i qirinjve në një tortë ditëlindjeje. Është gjithashtu konsumimi i trupit, i shkaktuar nga stili i jetesës, stresi dhe gjenetika, që nganjëherë referohet si mosha biologjike e një personi.

“Ne të gjithë e dimë se kanceri është një sëmundje e plakjes. Megjithatë, ajo me të vërtetë po vjen e prek një popullsi më të re dhe kjo lidhet me atë që e quajmë plakja biologjike”, tha Dr. Yin Cao, pedagoge e kirurgjisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Uashingtonit. Cao është gjithashtu autore e hulumtimit të ri, i cili u prezantua të dielën në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Kërkimit të Kancerit në San Diego.

Cao dhe ekipi i saj shikuan të dhënat mjekësore të 148,724 personave të moshave 37 deri në 54 vjeç, të cilët bëjnë pjesë në një regjistër të madh të të dhënave të quajtur Biobank UK. Pas përpunimit të të gjitha të dhënave, studiuesit zbuluan se plakja e përshpejtuar lidhej me rritjen e rrezikut për kancer. Lidhjet më të forta u panë me kancerin e mushkërive, stomakut, zorrëve dhe kancerit të mitrës.

Çfarë mund të na tregojë plakja më e shpejtë për rrezikun e kancerit

Pas rregullimit të të dhënave për faktorët që ata mendonin se mund të paragjykojnë rezultatet e tyre, studiuesit zbuluan se plakja e përshpejtuar lidhej me rritjen e rrezikut për kancer. Lidhjet më të forta u panë me kancerin e mushkërive, stomakut dhe zorrëve dhe kancerit të mitrës.

Studimi nuk ishte krijuar për t'iu përgjigjur pyetjeve se pse këto lloje kanceri kishin lidhjet më të forta me plakjen e përshpejtuar, por Ruiyi Tian, që drejtoi kërkimin, ka disa teori.

Tian thotë se është e mundur që mushkëritë janë më të prekshme ndaj plakjes sepse kanë një aftësi të kufizuar për t'u rigjeneruar. Kanceri i stomakut dhe i zorrëve, thotë ajo, janë lidhur me inflamacionin, i cili shtohet me plakjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë