Ngjarje

Plagosja me thikë në berberhane, autori në gjendje të dehur goditi punonjësit pas debatit

Gazeta Si - Mexhit Arapit, 40-vjeçarit nga Vlora, i janë vënë prangat pasi plagosi dy të rinj mbrëmjen e së enjtes në ambientet e një berberhaneje.

Autori, i cili ka qenë në gjendje të dehur, goditi me thikë Ervis Sejkon, 35 vjeç dhe Kevin Nuredinin, 23 vjeç dhe më pas dëmtoi edhe veten.

Ty të lënduarit ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta.

Pasi kanë debatuar fillimisht, janë sharë dhe kërcënuar, Mexhit Arapi është larguar dhe dyshohet se në banesë ka marr thikën dhe është rikthyer në berberhane.

Ai ka plagosur fillimisht me thikë Ervis Sejkon, por për të mbrojtur këtë të fundit është hedhur dhe personi tjetër, Kevin Nuredini 23 vjeç dhe këtu ka nisur përleshja brenda berberhanes.

Pasi janë konfliktuar me grushte dhe shkelma ky i fundit ka arritur të plagosë me thikë dhe Kevin Nuredinin.

Më pas ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes por nga plagët e marra ska mundur.

Policia e ka arrestuar në flagrancë teksa, është konstatuar se ka qenë në gjendje të dehur.

Ai akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja, e armëve të ftohta”, shtetasin M. A., 40 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë