Ka ndodhur

Vlorë, një person plagos dy të tjerë dhe më pas qëllon veten

Mbrëmjen e të enjtes në qytetin e Vlorës, në lagjen 28 nëntori, një person ka plagosur me thikë dy të tjerë, e më pas edhe veten.

Autori është një 40 vjeçar, ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë në moshë më të re, K.N. 23 vjeç dhe E.S. 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane në qytetin e Vlorës, ku autori raportohet se është futur brenda biznesit dhe ka goditur dy punonjësit e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit. Policia ka vënë në pranga autorin, ndërsa dy punonjësit e berberhanes janë transportuar në spital


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë