Ngjarje

Plagosja me armë në Shkodër / Autori ende në arrati, kishte lidhje familjare me 40-vjeçarin

Gazeta Si - Një ditë pas ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 40-vjeçar në qendër të Shkodrës, autori i dyshuarDedë Bici vijon të jetë ende në arrati.

Ddy prej katër plumbave, Aleksandër Curaj i ka marrë në pjesën e gjoksit, ndërsa ka fraktura edhe në krah, por ka arritur që të shpëtojë. Gjithsesi i plagosur vijon që të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë autori i dyshuar, Dedë Bici i shpallur në kërkim nuk është arrestuar ende nga forcat e policisë.

Sipas burimeve paraprake, i plagosuri Aleksandër Curaj dhe autori i dyshuar Dedë Bici kanë pasur një lidhje familjare mes tyre, pasi Curaj është nipi i baxhanakut të Bicit.

Mësohet se plagosuri i kishte një borxh parash Bicit që nuk ia kishte kthyer ende.

Autori i dyshuar prej disa kohësh i kërkonte që t’i shlyente borxhin, gjë e cila solli edhe konfliktin fizik e më pas plagosje.

Një ditë më parë, fillimisht i plagosuri dhe autori janë përfshirë në një sherr fizik me grushte.

Një polic që ishte civil në atë moment ka ndërhyrë duke i ndarë, por të dy i kanë zbutur situatën, duke deklaruar se do ta zgjidhin vetë, pasi kanë një problem lekësh.

Pikërisht ky është shkaku që Dedë Bici dyshohet se ka qëlluar me  pistoletë katër herë në drejtim të 40-vjeçarit Aleksandër Curaj, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Pas ndërhyrjes kirurgjikale nga mjekët e spitalit rajonal Shkodër gjendja e tij u stabilizua edhe pse ende rrezikun për jetën nuk e ka kaluar plotësisht.

Autori i dyshuar pasi kreu plagosjen u largua me një biçikletë nga zona e këmbimit valutor, por arriti që t’i shpëtojë ndjekjes së policisë, e cila vijon punën për arrestimin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë