Gazeta Si – Ledjon Ndoj, autori i plagosjes me armë zjarri ndaj një të riu mbrëmjen e të martës në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë, është arrestuar.
Policia thotë se Ndoj dyshohet si autori i dyshuar i plagosjes së Egzon Gega, ku shkak janë bërë konfliktet e mëparshme mes të rinjve, për prishjen e pazareve të drogës.
Ngjarja u raportua të martën, ku Egzon Gega mori një plumb në gjoks. Ky i fundit ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Dyshohet se 23-vjeçari me iniciale L.N. ka plagosur me pistoletë 30-vjeçarin Gega. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit”, njoftoi më herët Policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.