Ka ndodhur

Plagosi 34-vjeçarin shqiptar në Athinë për borxhin e pakthyer, arrestohet i riu nga Durrësi

Gazeta Si- Një 20-vjeçar nga Durrësi, Mario Tralo u arrestua mbrëmjen e të hënës në Greqi, me akuzën e plagosjes së Renis Fejzollit në 2 shkurt në një park në Athinë.

Sipas mediave greke, ndaj t riut rëndojnë akuzat e “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Tralo dyshohej se fshihej në Angli, pasi ishte vërtetuar largimi i tij nga Shqipëria pas ngjarjes, por realisht policia ka arritur ta kapë në Athinë.

34-vjeçari Fejzolli u transportua në spital i plagosur me dy plagë arme zjarri, ndërsa policia gjeti në vendngjarje 3 gëzhoja, 1 fishek dhe 1 thikë.

Hetimet e policisë zbuluan se Fejzolli i kishte borxh një shumë prej 1000 eurosh Marios Tralos me të cilin ishin shokë.

Ata kanë komunikuar në telefon pasditen e 1 shkurtit dhe e kishin lënë të takoheshin për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

Teksa Fejzolli e priste Tralon në parkun ku ndodhi ngjarja, ky i fundit është shfaqur me një automjet “Toyota Yaris” dhe pasi ka hapur xhamin, ka qëlluar me armë drejt tij.

Bashkë më Tralon në automjet kanë qenë edhe dy persona të tjerë. Në 15 shkurt policia greke ka zbuluar të parkuar në rrugën “Iraklideon 69” në Athinë motorin e markës “Kymco Agility City” në pronësi të Marios Tralo dhe brenda tij është gjetur 1 pistoletë tip “Glock” me një krehër me dy fishekë.

Policia greke nisi kërkimet për Tralon dhe bshkëpunëtorët e tij, por deri tani ka vënë në pranga vetëm të parin.

Marios Tralo rezulton me precedentë penalë për “drejtim mjeti në mënyrë të rrezikshme”, “fyerje”, “dëmtim pasurie”, “shkelje të ligjit mbi armët”, “shkelje të ligjit për lëndët e varësisë dhe dispozitave të tjera” dhe “shkelje të kodit të qarkullimit rrugor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë