Ka ndodhur

Plagoset me armë zjarri pas një sherri ish-kandidati për kreun e PS në Durrës

Gazeta Si - Ardit Kërtusha, 31 vjeç, ish-kandidat për kreun e PS në Durrës, ka mbetur i plagosur me armë zjarri mesditën e të hënës.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin që administrohet nga një reper i njohur në vend, i cili ndodhet në bregdetin e Durrësit.

Kërtusha ka qenë duke pritur disa persona në ambientet e jashtme të lokalit që ndodhet në lagjen nr.1 të qytetit.

Autori i është afruar dhe fillimisht kanë debatuar. Më pas ai e ka qëlluar 31-vjeçarin me armë në këmbë.

Zanafilla e këtij sherri, dyshohet se ka nisur para një muaji, kur autori dhe Kërtusha janë rrahur me njëri-tjetrin. Policia e ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Kërtusha ka qenë një personazh edhe mediatik, pasi në disa raste ka denoncuar kapjen e kupolës drejtuese të PS-së së Durrësit nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Sakaq, policia e qytetit bregdetar vijon krehjen e zonës, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Po shtu, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë