Nga Gazeta Si- Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka folur në përfundim të protestës, duke thënë se deputeti Luçiano Boçi është në spital me diegie.
“Boçi është në spital me djegie. Noka pësoi goditje, por vazhdon detyrën. Klevis Balliu në spital dhe gazetari Aulon Kalaja i goditur si hakmarrje. Drejtues të tjerë të PD janë të plagosur”,tha Berisha.
“Qëndruam të pamposhtur ndaj një terrori që u soll sot si pushtues barbar. Zëri juaj, qëndresa juaj, u shndërrua në tmerr të vërtetë për narkoregjimin. Sot me urdhër të Edi Ramës, Skënder Balluku, Sokol tradhtari dhe i operacionales, janë kriminelë të certifikuar. Mendoj se do zmbrapsin një popull tjetër”, tha Berisha, duke shtuar se protestat e radhës do të jenë të paparashikueshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje