Politike

Numërimi në Rrogozhinë, Edison Memolla i PS-së kryeson bindshëm ndaj Shkëlqim Hoxhës së Bashkë Fitojmë

Numërimi për Bashkinë e Rrogozhinës po tregon se kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla kryeson me diferencë ndaj kandidatit të Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha. Nga 43 kuti të numëruara nga 54 në total, Memolla ka mbledhur 4751 vota ndaj 3816 të Hoxhës.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve ishte numri i lartë i votuesve, në krahasim me 14 majin.

Deri në orën mbylljen e kutive, pjesëmarrja ka qenë mbi 11.000 votues, shumë më e lartë se më 14 maj dhe një dukuri e pazakontë për zgjedhje të pjesshme apo për raste përsëritjeje zgjedhjesh.

Gjatë ditës së votimit, situata në Rrogozhina, është shoqëruar me problematika të tilla si prania e personave që nuk kanë funksion apo lidhje me procesin zgjedhor janë parë në qendra votimi.

Në total janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët janë drejtuar për në qendrat e votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes. Në garë për kreun  e Bashkisë së Rrogozhinës për Partinë Socialiste është Edison Memolla, ndërsa për “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë