Tokio 2020

Pishtari i fundit Naomi Osaka: Sukesi më i madh sportiv, nderi më i madh në jetë

Gjatë mbrëmjes së fundit në stadium hyri flaka olimpike, për herë të parë e mbajtur me hidrogjen. Pasi kaloi në duart e disa ish-sportistëve të mëdhenj japonezë, një mjeku dhe një infermiereje, ishte tenistja japoneze Naomi Osaka pishtari i fundit.

"Pa dyshim, ky ishte suksesi më i madh sportiv për mua dhe nderi më i madh që do të kem në jetën time”, - ka shkruar Osaka në rrjetet sociale. “Nuk kam fjalë për të përshkruar ndjenjat që po provoj në këtë moment, por di që aktualisht jam e mbushur me lumturi. Ju dua të gjithëve”, - ka shkruar gjithashtu tenistja e njohur.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike zgjati rreth katër orë dhe ishte vërtet spektakolare, edhe pse me të ftuar të limituar dhe pa publik. Ishte një homazh për historinë e Japonisë, si dhe për ata që kanë qenë në vijën e parë të frontit të luftës kundër Covid-19. Tashmë ka nisur gjuetia për medaljet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë