Tokio 2020

Distria e artë i jep medalje Kosovës në Olimpiadë

E jashtëzakonshme Distria Krasniqi. Xhudistja ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Olimpike për Kosovën, pasi mundi në finale sportisten nga Japonia, Funa Tonaki.

Në gjysmëfinale, Krasniqi mundi Urantsetseg Munkhat.

Moment nga ndeshja e Distria Krqasniqit. Gazeta Si, 24 korrik 2021

Kjo është medalja e dytë Olimpike në historinë e Kosovës, pas asaj të fituar nga xhudistja Majlinda Kelmendi në Lojërat Olimpike Rio 2016. Meritë ka pa dyshim trajneri Driton Kuka, që e ka ngritur xhudon e Kosovës në këto nivele të larta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë