Ekspozite

Piktura u vetëshkatërrua në ankand, pasi u shit 1.4 mln dollarë


Dikush e bleu pikturën ikonike Banksy për 1.4 milionë dollarë më 5 tetor, vetëm për ta parë sesi grihej në copa letrash. Disa çaste pasi piktura “Vajza me tullumbace” e artistit enigmatik doli për shitje, në shtëpinë e ankandit Sotheby në Londër, piktura kaloi përmes një grirëseje që ishte fshehur brenda kornizës. Piktura kaloi vetëm pjesërisht përmes grirëse, duke e lënë pjesën tjetër të pikturës të paprekur. Vepra e artit, bojë spraj dhe akrilik në kanavacë, tregon një nga imazhet më të njohura të artistit, një vajzë e vogël që zgjat dorën drejt një tullumbaceje të kuq në formë zemre.

Piktura legjendare kalon përmes grirëses ndërsa publiku i habitur vështronBanksy, artisti i famshëm, identiteti i të cilit është ende mister, postoi një fotografi të çastit tronditës në Instagram, me diçiturën, “Po ikën, po ikën, iku...”Ai gjithashtu postoi një video ku pohonte se kishte ndërtuar fshehtas një grirëse në pikturë. “në rast se do të shkonte në ankand”, shkruante ai në postim, “Nxitja për të shkatërruar është gjithashtu nxitje krijuese”, Picasso.

https://www.instagram.com/p/BomXijJhArX/?taken-by=banksy

Nuk është e qartë sesi grirësja u aktivizua. U hamendësua se Banksy mund të ketë qenë i pranishëm në ankand, i fshehur, dhe në njëfarë mënyre e ka aktivizuar.Shtëpia e ankandeve Sotheby, ka thënë se tani është “në diskutim rreth hapave të tjerë”, me blerësin e paidentifikuar.

Ndërsa çasti mund të ishte zhgënjyes nëse blerësi kishte planifikuar për ta shfaqur pikturën, The Guardian theksoi se ky marifet historik mund të ketë rritur vlerën e veprës së artit. Siç ka vërejtur edhe shtëpia e ankandit Sotheby, incidenti “me siguri shënjon herën e parë në historinë e ankandeve që një vepër arti grin veten automatikisht pasi është goditur çekiçi i shitjes.”

Banksy është një artist rruge, vandal, aktivist politik dhe regjisor me origjinë britanike. Arti i tij satirik dhe epigramat shkatërruese kombinojnë humorin e zi me grafiti-t të ekzekutuar  në një teknikë të dallueshme të gdhendjes. Vepra e tij me komente politike dhe sociale është shfaqur në rrugë, mire dhe ura të qyteteve në të gjithë botën. Vepra e Banksy-it u rri në skenën e nëndheshme të Bristolit, që përfshinte bashkëpunim mes artistëve dhe muzikantëve.

"Vajza me tullumbace", murale nga Banksy

Banksy thotë se ai është frymëzuar nga 3D, një artist grafik që më vonë u bë themeluesi i grupit muzikor “Massive Attack”. Banksy e shfaq artin e tij në sipërfaqe të dukshme publike si mure apo pjesë të ndërtuara nga ai vetë. Banksy nuk shet fotografi apo riprodhime të grafiti-t të rrugëve, por tregtarët e veprave të artit janë përpjekur të shesin artin e tij në disa vendndodhje dhe e kanë lënë problemin e heqjes së tyre në dorën e blerësit. Banky ka krijuar edhe një film dokumentar “Dalje përmes dyqanit të dhuratave” , i faturuar si “filmi i parë i katastrofës së artit të rrugës”, që e pati debutimin në Festivalin e Filmit Sundance. Në vitin 2014 ai u vlerësua si Njeriu i Vitit 2014, në Çmimet Ëebby.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë