Ekspozite

Piktura pa kokë e Magritte: shumatorja e mendimeve tona

Le Genre Nocturne, (Zhanri mbrëmësor) René Magritte, 1928 Foto: Damian Griffiths/© ADAGP/DACS

Surrealisti belg ka pikturuar një grua të përhirtë, të mistershme dhe pa krye me hije dhe krisje që të lënë të kuptosh...

Ana e errët

Në imagjinatën popullore, Magritte është ai që bën mollë dhe kapela. E megjithatë, siç e bën të qartë ky imazh ogurzi i një gruaje të përhirtë, pa kokë, ai mund të ishte frikshëm i errët.

Lojë fjalësh

U krijua gjatë tre viteve të tij në Paris, mes 1927 dhe 1930. Gjatë kësaj kohe zhvilloi markën e tij të ngatërrimit të fjalëve dhe imazheve  (Kjo nuk është një pipë, etj.) Gjithashtu bënte piktura misterioze, duke nxitur mendjet për të mbushur zbrazëtitë.  

Kurth gjinjsh

Kjo është një pikturë me gjinj në tru. Ato janë në hije dhe në krisjen sugjestionuese në mur, që gjithashtu ngjan me sy të mbyllur, ndryshe nga gjinjtë e gruas, që janë krejt syhapur. Është një copë hëne apo pasqyrë? A është e gjitha pasqyrim i mendimeve tona?

Pa  fytyrë

Magritte ka realizuar një sërë pikturash pa fytyra. Janë lexuar si përgjigje pasi dëshmoi me sytë e tij, në moshën 14 vjeçare, trupin e mbytur të së ëmës të nxjerrë në breg nga deti, me fustanin e natës ngatërruar nëpër kokë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë