Komunitet

Pija ‘magjike’ që po tundon të gjithë sportistët

Kur tenisti amerikan, Fransua Tiafo, tha se lëngu i kastravecit e kishte ndihmuar atë të arrinte në çerekfinale të Australian Open, shumë njerëz u befasuan.
Në fund të fundit, kujt mund t’i shkojë ndër mend se mbetjet e një kavanozi turshi kastraveci mund të përmirësojnë performancën e një sportisti? Por në fakt efekti i këtij lëngu është më i madh sesa mund të mendoni. Duke marrë rastin më të fundit në turneun e Australian Open, dy yjet në rritje të këtij sporti. Tiafo, 21 vjeç, dhe Daniil Medvedev 22 vjeç, janë parë duke pirë lëng kastraveci turshi në Melburn këtë javë.

Por fenomeni i ri i përdorimit të kësaj pije është shumë më i gjerë. Fotografët kanë kapur mesfushori 22-vjeçar nga Uruguait, Lukas Torreira, duke pirë nga një shishe me etiketë "pickle juice, lëng kastraveci" në fitoren 2-0 të Arsenalit ndaj Chelsea fundjavën e kaluar në Premier Ligë. BBC ka bërë një kërkim nëse ky fenomen është ky truku më i fundit në sporte dhe cili është sekreti që fshihet pas gjithë kësaj historie.

Pija e Tiafo nuk është një armë sekrete

Kur i panjohuri Tiafo e kaloi në çerekfinalet e Australian Open të gjithë u befasuan. Triumfi i tij me tenistin bullgar Grigor Dimitrov ishte kryesor në disa medie sportive në SHBA. Duke folur për ndeshjen me katër sete, e cila zgjati tre orë dhe 39 minuta në të nxehtin e Melburnit, Tiafo tha: "Bëra pak pushim, por më pas fillova të ndjej trupin tim. Pas kësaj, siç besoj se më kuptuat, unë thjesht po përpiqesha të qëndroja në lojë. Ishte e vështirë, por po përpiqesha që ta kapërceja atë lëng me një shije shumë të keqe. Kishte një shije të tmerrshme. Tani ndjehem shumë keq, ju betohem për këtë gjë.

Ditën tjetër, Medvedev ia doli të fitonte një set në ndeshjen e tij kundër Novak Gjokoviç dhe kjo vetëm falë lëngut të athët. John Millman, çerekfinalisti i US Open në vitin 2018, gjatë komentit që ishte duke bërë për atë ndeshje në televizionin dhe u pyet për lëngun e turshive të kastravecit. "Lehtëson dhimbjet," tha Millman. "Ka shumë kripë në të." Kur u pyet për shijen e asaj pije australiani u përgjigj: "E tmerrshme."
Ka shije të keqe, por a bën efekt? Një përgjigje shkurt do të ishte: Po bën.
Dr.Majur Rançordas, profesor për ushqyerje dhe metabolizmin në Universitetin e Shefilldit, e ka përdorur këtë teknikë me çiklistët profesionistë dhe futbollistët e Premier Ligës.

UNITED STATES - 2011/10/29: Barrel of pickles. (Photo by John Greim/LightRocket via Getty Images)

Sipas tij rezultatet janë bindëse, por jo domosdoshmërish duhet ta prisni efektin që në fillim. "Lëngu i turshive të kastravecëve përmban natrium, kalium e uthull dhe përfundimiështë i qartë. Këto lëndë zëvendësojnë në mënyrë ideale natriumin dhe kripërat e humbura luan sport dhe për më tepërnë njëmjedis të nxehtë dhe të lagësht si ai i Australian Open", tha Dr.Rançordas.

Sidoqoftë, kjo pije me të vërtetë funksionon, pasi shkakton një refleks në gojë që dërgon një sinjal për të ndaluar muskujt nga ngërçi. Dr.Rançordas thotë se pija është veçanërisht e efektshme si një trajtim për dhimbje në kushte të ngrohta ose nërastet kur një ndeshje zgjat më shumë se sa parashikohet, qofshin këto ndeshje tenisi ose futbolli.

Për çfarë tjetër është e mirë?

Interneti është plot me artikuj që tregojnë se si lëngu i turshive të kastravecëve mund të kurojëpasojat e shkaktuara nga alkooli. Një faqe interneti madje sugjeron se lëngu i turshive të kastravecëve përdoret edhe si terapi për të larguar varësinë nga alkooli.
Në fakt, përmbajtja e antioksidantëve, thuhet se ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak dhe në gjendjen e zorrës së trashë. Dhe gjëja më e çuditshme është se kjo “pijë magjike”bën mirë edhe për frymën tuaj, sepse ajo vret bakteret që rriten në gojën tuaj dhe krijojnë një erë të keqe. Pra përveç një aktiviteti më të lartë sportiv me këtë pije inovative merren me vete edhe këto benefite të tjera shëndetësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë