Futboll

Piatek në vend të Higuain, Milani e ka gati planin

Këto ditë pritet që të jenë shumë vendimtare për Milanin. Skuadra kuqezi mund të ndryshojë tërësisht repartin e sulmit gjatë kësaj merkatoje. Gonzalo Higuain është pothuajse i larguar dhe në vend të tij projektohet afrimi i Kristof Piatek.

Dyshimet e para për largimin e sulmuesit argjentinas morën më shumë nxitje edhe gjatë finales së Superkupës së Italisë. Higuain mungoi në foton zyrtare të Milan me princin saudit dhe nuk u fut që nga minuta e parë. Argjentinasi nuk foli për mediet gjatë rikthimit në Milano, por sipas medieve në Itali largimi i tij nga “djalli” është thuajse i sigurt. Higuain pritet që brenda këtyre dy ditëve të udhëtojë drejt Londrës për t’iu bashkuar edhe një herë ish-trajnerit të tij, Mauricio Sarri te Çelësi.

Por te Milan nuk duket se janë shumë të trishtuar për largimin e Hiuguan që në verë erdhi me bujë të madhe. Drejtuesit kuqezinj janë drejt mbylljes së marrëveshjes me sulmuesin polak të Xhenoas, Kristof Piatek. Ky i fundit ka shpërthyer në gola fazën e parë të kampionatit, duke qenë rivali i vetëm i Kristiano Ronaldos. Mediet italiane shkruajnë se Gazidis dhe Leonardo do të zhvillojnë një takim me presidentin e Xhenovës, Preciozi për ta mbyllur marrëveshjen që do e kalonte polakun në “San Siro” për pjesën e mbetur të sezonit.

Por Milan nuk shikon vetëm përfitim nga ajo që mund të marrë në fushën e lojës nga kjo lëvizje. Piatek është shumë më i leverdishëm për Milanin edhe në planin financiar. Në krahasim me 8 milionë eurot që Higuain përfiton tek Milan aktualisht, 1.8 milionë eurot që kërkon Piatek duken një shifër shumë modeste.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë