Shendet

Pfizer nxjerr të dhënat e fundit; Vaksina e sigurt dhe rrit antitrupat edhe tek fëmijët 5-11 vjeç

Rezultatet e para zyrtare nga provat klinike të vaksinës Pfizer tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç kanë treguar të dhëna premtuese.

Mëngjesin e të hënës Pfizer dhe partneri i tyre BioNTech njoftuan se vaksina e tyre antiCovid prodhoi antitrupa të larta tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç.

Nga 2,268 pjesëmarrës në proces rezultoi se vetëm një e treta e dozës së  vaksinës që marrin të rriturit (e aplikuar tek fëmijët 5-11 vjeç) prodhuan nivele të antitrupave të krahasueshëm me ato që fitoi  grupmosha tjetër 16 deri në 25 vjeç, të cilët morën dy doza vaksine si gjithë të rriturit

Pfizer dhe BioNTech thanë se ata planifikojnë të paraqesin të dhënat e tyre të fundit pranë FDA-së me qëllim marrjen e një autorizimi të përdorimit të urgjencës për këtë kategori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë