Atletike

Pezullohet kampioni i botës, nuk ishte në shtëpi për kontrollin anti-doping

Kristian Koleman është pezulluar provizorisht nga Agjencia Antidoping e Atletikës. Atleti amerikan është kampion bote në fuqi në disiplinën e 100 metrave, një titull që e ka fituar vitin e kaluar në Doha. Koleman mësohet se nuk ka kryer një kontroll të befasishëm antidoping më 9 dhjetor të 2019-ës. Ai ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia në atë kohë dhe se gjendej vetëm pak minuta larg saj, pasi kishte dalë për të bërë pazarin e Krishtlindjeve.

Koleman ka reaguar për këtë pezullim. Ai është ankuar për faktin se nuk ishte lajmëruar as me anë të telefonit për kontrollin dhe se vetëm një ditë më pas kishte mësuar se në shtëpinë e tij kishin shkuar komisarët e sektorit antidoping. Në fakt, kampioni amerikan ishte falur një vit më parë dhe bashkë me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, ai nuk ka kryer tre kontrolle antidoping gjatë 12 muajve të fundit.

Për këtë arsye, Kristian Koleman është pezullar përkohësisht nga çdo kompeticion apo aktivitet i atletikës nga Agjencia Antidoping e Atletikës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë