Kosova

Petkoviç: Rezultatet e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës përcaktohen nga formimi i Asociacionit

Nga Gazeta 'Si'-Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç ka thënë se vazhdimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës varet ekskluzivisht nga kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, i cili prej muajsh, sipas tij, me veprimet politike ashtu edhe me dhunën e terrorin në terren, ka bllokuar zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme.

Sipas Petkoviçit, Kurti insiston se po bën të kundërtën e normalizimit, ndaj çdo ditë kërkon të përshkallëzojë situatën politike dhe të sigurisë në terren.

“Rrjedha dhe rezultatet e dialogut Beograd-Prishtinë janë të përcaktuara në radhë të parë nga formimi i Unionit të Komunave Serbe në mënyrën e dakorduar në Bruksel, për të cilin serbët nga Kosova dhe Metohia kanë pritur më shumë se 10 vjet, por Kurti shtiret si i paaftë dhe përpiqet në çdo mënyrë që të mos i përmendë as këto detyrime, prandaj Beogradi do t’ia kujtojë gjithmonë këtë dhe do të insistojë në formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse vetëm kështu serbët do të mund t’i realizojnë të drejtat e tyre kolektive në këto zona”, tha Petkoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë