Futboll

Pesë vite VAR, Kolina: Futbolli është më i drejtë tani!

Gazeta Si – Më 19 gusht 2017, për herë të parë në Serinë A u aplikua sistemi VAR. Kanë kaluar 5 vjet dhe është kohë e mjaftueshme për bilance. Një syrin e një specialisti si Kolina, tashmë futbolli është më i drejtë.

Për herë të parë më 19 gusht 2017 u akordua një penallti me ndihmën e sietmit VAR. Luhej Juventus-Kaljari dhe arbitri Mareska dha penallti pas një kontakti mes Aleks Sandro dhe Cop.

Pierluixhi Kolina. Gazeta Si, 19 gusht 2022

Pierluixhi Kolina, ish-arbitër i njohur italian dhe aktualisht drejtues i ‘Fifa Referees Committee’, ka komentuar për ‘La Gazzetta dello Sport’ impaktin e teknologjisë në futboll:

"VAR-i ka kontribuuar për ta bërë futbollin më të drejtë. Natyrisht, në një lojë ku shumë gjëra varen nga interpretimi, polemikat mbeten. Por nuk ka më gabime në gjykimin e atyre episodeve, ku interpretimi është unanim".

Kolina ka vlerësim për ndikimin e VAR-it dhe beson se gjithçka do të përmirësohet edhe më shumë me kalimin e kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë