Fotot e pesë miqve, të realizuara çdo pesë vjet në të njëjtin liqen në Kaliforni, rrezikuan mos të ishin të plota këtë vit për shkak se njëri prej shokëve ishte me kancer.
Ata bënë foton nr. 9 të mërkurën, 40 vjet pasi shkrepën të parën në 1982 në një stol në Liqenin Copco përgjatë kufirit Kaliforni-Oregon.
Djemtë kishin frikë se këtë vit mund të ishte një foto e katër miqve në vend të pesë.
“Ne u shqetësuam se menduam se do të kishte një vend bosh në stolin ku bëjmë foton”, tha John Dickson, i cili jeton në Santa Barbara ku miqtë u takuan për herë të parë.
Dallas Burney, në 2019 u diagnostikua me kancer dhe për shumë kohë nuk e dinte nëse do të jetonte.
Shokët nuk kishin qenë të gjithë bashkë që nga fotografia e fundit në 2017. Kanceri i Burney dhe pandemia i vështirësuan ribashkimet.
Kështu ata u mblodhën një natë përpara se të bëhej fotografia për traditën e tyre.
Pesë miqtë bënë foton e parë në adoleshencën e tyre.
Tani, pasi kanë kaluar 40 vite, Burnet nuk shqetësohet për të ardhmen e fotos dhe shëndetin e tij.
“Unë kam frikë të ulem në atë stol. Ne jemi bërë më të rëndë dhe ai stol po “plaket bashkë me ne. Ka frikë mos një ditë thjeshtë prishet kur të ulemi”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.