Shendet

Personat që flenë vonë dhe zgjohen vonë janë në rrezik të madh të vuajnë nga disa sëmundjeve kronike

Nëse preferoni të shkoni në shtrat vonë dhe të ngriheni po vonë, një studim i ri ka zbuluar se jeni në rrezik më të madh për të vuajtur nga diabeti i tipit dy dhe sëmundjet e zemrës.

Këto persona kryenin më pak aktivitet dhe djegin më pak yndyrë dhe gjithashtu kanë më shumë gjasa të jenë rezistent ndaj insulinës, që do të thotë se muskujt e tyre kërkojnë më shumë insulinë për të qenë në gjendje të marrin energjinë që u nevojitet.

Studimi është botuar të hënën në revistën Experimental Physiology.

Profesor Steven Malin thotë se personat që flenë vonë dhe zgjohen vonë kanë një rezistencë më të madhe ndaj insulinës dhe kjo ju shkakton problemet me diabetin e tipit 2.

"Studimi i shtohet asaj që ne dimë", thotë Phyllis Zee, drejtor i Universitetit Northwestern në Çikago, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim.

"Ka prova të mira që tregojnë se të jesh një person që fle gjumë vonë ka qenë i lidhur me një rrezik më të lartë për sëmundje metabolike dhe kardiovaskulare", tha Zee.

Kjo ndodh sepse kur zgjohesh vonë ka një ndryshim të rimit cirkadian, ushqehesh më vonë gjatë ditës dhe ekspozohesh ndaj më pak dritës së mëngjesit dhe më shumë dritës së mbrëmjes. Këto të gjitha ndikojnë në ndjeshmërinë ndaj insulinës.

Të gjithë njerëzit kanë një ritëm cirkadian, një orë të brendshme 24-orëshe të trupit që rregullon lirimin e hormonit të melatoninës për të nxitur gjumin dhe ndalon prodhimin në mënyrë që ne të zgjohemi. Ora e trupit tonë drejton gjithashtu kur kemi uri, kur ndihemi më të dobët dhe kur ndihemi mjaft të vrullshëm për të ushtruar, ndër shumë funksione të tjera trupore.

Tradicionalisht, lindja e diellit dhe agimi i natës rregullonin ciklin gjumë-zgjim të njeriut. Drita e ditës hyn në sy, udhëton në tru dhe jep një sinjal që shtyp prodhimin e melatoninës. Kur dielli perëndon, ora e trupit kthen përsëri prodhimin e melatoninës dhe disa orë më vonë vjen gjumi.

“Kronotipi” juaj personal i gjumit, që mendohet se është i trashëguar, mund të ndryshojë atë ritëm natyror.

Kronotipi i gjumit mund të ketë efekte të thella në produktivitetin, performancën, funksionimin social dhe zakonet e jetesës, thonë ekspertët. Personat që zgjohen herët priren të performojnë më mirë në shkollë dhe janë më aktivë gjatë gjithë ditës, gjë që mund të shpjegojë pjesërisht pse studimet kanë zbuluar se ata kanë më pak rrezik për sëmundje kardiovaskulare.

Personat që flenë vonë mund të marrin përsipër më shumë rreziqe si të konsumojnë alkool, më shumë duhan dhe kafe dhe kanë gjasa të anashkalojnë mëngjesin ditën e nesërme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë