Tërmeti i rëndë që ka goditur vendin tonë ka tronditur dhe prekur jo vetëm shqiptarët por edhe vendeve fqinje, të cilat kanë dërguar skuadra të emergjencave civile për të ndihmuae sado pak Shqipërinë në përballimin e kësaj tragjedie të rëndë.
Ndër ata që është solidarizuar me situatën tragjike në Shqipëri është edhe personazhi i njohur i skenës italiane, Vittorio Sgarbi. Politikani dhe historiani 67-vjeçar ka postuar në rrjetet sociale një proverbë për popullin shqiptar.
“Tërmet në Shqipëri: Një proverbë shqiptare thotë: “Supet e maleve dhe supet e
shqiptareve nuk janë kërrusur kurrë”. Kështu qe: Mund ta rrëzosh një shqiptar aq sa
mund të rrezosh një mal. Jam afër popullit”, shkruan ai.
Postimi i tij është bërë share mbi 185 herë dhe komentuar nga shqiptarët që e
falënderojnë për mbështetjen.
Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka njoftuar po ashtu se Italia ka dërguar një sërë mjetesh dhe trupash drejt Shqipërisë
“Italia është afër mikut të popullit shqiptar, e goditur keq nga tërmeti. Në mëngjes bisedova me Kryeministrin Edi Rama dhe menjëherë morëm masa për të dërguar në Shqipëri njerëz dhe mjete të emergjencës”, shkruan Conte.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.