Kosova

Përsëri tension e kaos në Kuvendin e Kosovës, deputetja gjuan me shishe

Gazeta Si – Degradon sërish situata në Kuvendin e Kosovës. Sërish përplasje dhe tension, madje edhe goditje me shishe nga deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Maxhoranca dhe opozita kanë pasur përplasje së fundi për vazhdimin ose jo të seancës. Deputetët e opozitës insistuan për ndërprerjen e seancës, duke bllokuar përsëri foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vendosi për vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga 41 deputetë të maxhorancës, për shqyrtimin e projektligjit për produktet medicinale.

Deputeti i PDK-së, Ilmi Reçica, ndërpreu fjalën e deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi. Deputetët e PDK-së ndërkohë mbanin dy pankarta me fytyrat e kryeministrit Albin Kurti dhe shefes së grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me mbishkrimet “Zdravo” që në serbisht do të thotë “Përshëndetje”.

Mes tensionit deputetët e maxhorancës miratuan projektligjin për produktet medicinale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë