Ballkani vazhdon të jetë në aktivitetin e zonës me presion të ulët atmosferik dhe masave ajrore të paqëndrueshme të cilat po japin impakt, edhe në vendin tonë duke mbajtur mot me reshje shiu. Fillimi i javës në vend moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu të cilat në zonën perëndimore do të shoqërohen me stuhi dhe rrebesh shiu të herëpashershme. Temperaturat do të luhaten në:
zonat malore 6-17 grade celsius.
zonat e ulëta 10-19 grade celsius.
zonat bregdetare 12-20 grade celsius.
Do të jetë dita e Martë ku pritet një përmirësim i përkohshëm i motit. Reshjet do të ndërpriten në pjesën me të madhe të vendit përjashtuar zonat malore, ku në orët e mesditës do të ketë rrebesh shiu të izoluara. Temperaturat do të fillojnë të rriten duke regjistruar vlera deri ne 23 gradë nga mesdita. Sërish fundi i javës do të kthejë paqëndrueshmërinë në vend, duke rikthyer reshjet e shiut si pasojë e masave ajrore me të freskëta veri perëndimore.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




