Drejtësia

Përplasi këmbësoret në stacionin e autobusit, kërkohen 6 vite burg për shoferen

Gazeta Si - Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 6 vite burg për Flutura Zaimin, e akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit dhe plagosje të rëndë.

49-vjeçarja u përfshi në një aksident vitin e kaluar në zonën e “Vasil Shantos” në Tiranë, ku mbetën të plagosur 3 persona.

Dy prej të plagosurave po qëndronin në stacionin e autobusit të Tiranës së Re në momentin kur “Benzi” që drejtohej nga ajo i përplasi.

Ato u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe përfat të mirë nuk kishin dëmtime të rënda.

Dyshohet se nga shpejtësia, gruaja ka humbur kontrollin e mjetit dhe përfundoi brenda një lokali.

Nga përplasja u dëmtuan dy biznese si dhe kabina e qëndrimit të pasagjerëve të stacionit të autobusit.

Ngjarja ndodhi në 15 maj 2021, ndërsa49-vjeçarja u arrestua një ditë më pas.

Ajo akuzohet për plagoje të rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë