Të rresthuar një nga një, një grup refugjatësh, ecin në plazh, pasi komuniteti lokal bën një lëshim dhe i lejon që të ushqehen dhe pinë ujë në Ulee Madon.
Nga protestat pro Palestinës në Barcelonë tek flakët që përshkojnë qytetin e Gazës nga sulmet izraelite, këto janë fotot e javës rreth botës, të përzgjedhura nga Reuters.
Alexandra Skochilenko, një artiste 33-vjeçare, i dërgon një puthje policit. Ajo po përballet me akuzën “përhapje e informacionit të rremë” mbi ushtrinë, pasi zëvendësoi etiketat me çmime nëpër supermarkete me slogane protestuese kundër pushtimit rus në Ukrainë. Një ndërtesë e zbrazët dhe e shkatërruar tregon gjendjen e zonës, pasi ushtria ukrainase e rimerr qytetin, pas kontrollit 1-vjeçar nga ana e rusëve. Refugjatët bllokohen në një varkë, sepse komuniteti aty pranë, pasi u dha ujë dhe ushqim, vendosi të mos i lejojë të zbresin.Policia tenton të ndalë protestuesit që duan të mësyjnë në stacionin e trenit në Barcelonë. Policët u përleshën për disa çaste me rreth 2,000 protestues pro Palestinës, të cilët ‘pushtuan’ një stacion treni. Palestinezët vajtojnë të dashurit e tyre, të vrarë në bombardimet izraelite.Burra hebrenj, ca me armë dhe ca të paarmatosur, luten në murin perëndimor në qytetin e vjetër dhe të shenjtë të Jeruzalemit.Fotoja është shkrepur nga ana e Izraelit dhe tregon flakët që përshkojnë qytetin dhe qiellin e Gazës, si pasojë e sulmeve ajrore izraelite.Palestinezët vajtojnë të dashurit e tyre, të vrarë në bombardimet izraelite.Një ushtar izraelit, i sapomartuar, vizitohet nga e shoqja dhe merr një pushim nga detyra. Ai është ushtar në zonën e Izraelit jugor, pranë kufirit me Gazën.Në foto janë palestinezët e plagosur nga bombardimet izraelite në Rripin e Gazës. Ata, të lënduar e të tronditur, dërgohen në një spital në Khan Younis.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.