Sociale

Përmbytjet, Xhaçka: 105 banesa të përmbytura, ja zonat e prekura

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka raportoi për situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut, që ranë mbrëmjen e djeshme, duke deklaruar se gjithsej 105 banesa në Tiranë që janë përmbytur.

Xhaçka u shpreh se probleme ka pasur jo vetëm në Tiranë, por edhe në Kamzë, sikundër në Fushë Krujë, por edhe në Kurbin, Lezhë e Shkodër. Xhaçka ka dhënë detaje për situatën në rrethet në fjalë. Situata më kritike shfaqet në fshatrat e Krujës: Bilaj, Murqine, Mallkuc ku lumi Ishëm doli nga shtrati duke përmbytur disa toka bujqësore.

‘’Ndërkaq, qindra trupa të tjerë, kryesisht të Forcës Tokësore, mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë kudo dhe në çdo rast, nëse gjendja do të përkeqësohet.

"Reshje me intensitet të pazakontë, për disa orë ka rënë shi sa për 1 muaj. Kanë prekur veçanërisht Tiranën, Kamzën, Laçin dhe Fushë Krujën. Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar dhe pa probleme. Disa  zona po asistohen nga ekipet e emergjencave dhe FA. Kjo situatë e ka çuar koordinimin mes institucioneve në një nivel të ri. E kemi adresuar situatën e krijuara më shumë efikasitet. OSHEE ka punuar gjatë gjithë natës dhe në orët e para të ditës së sotme për të stabilizuar problemet me furnizimin me energji elektrike. Bluzat e bardha qëndrojnë në gatishmëri", deklaroi.Ministrja,

Në qarkun e Tiranës në 105 banesa ka prezencë uji. Dhjetëra FA janë angazhuar dhe vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri. FA janë angazhuar që në orët të para, 400 efektivë e mjete janë në gjendje gatishmërie.

Ekipet në terren nuk kanë nevojë për kapacitete e mbështetje shtesë.

Situata pritet të stabilizohet plotësisht. Në Fushë Krujë është vënë re prezencë e madhe e ujit, 10 familje në Larushk dhe 8 në Buq kanë prezencë uji. Në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc, lumi Ishëm doli nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë