Sociale

Përmbyten dy shtëpi në Shkodër, rruga e Obotit e bllokuar

Situata e krijuar për shkak të reshjeve të shiut në qarkun e Shkodrës vijon të jetë shqetësuese në Njësinë Administrative Ana e Malit.
Bashkia e Shkodrës bën me dije se rruga e Obotit është e bllokuar dhe e pakalueshme për shkak të prezencës së ujit, ndërkohë që edhe dy shtëpi janë të përmbytura nga uji.

“1160 ha tokë bujqësore e përmbytur (fshatrat Oblikë, Obot Muriqan). Rruga e Obotit e bllokuar rreth 110-115 cm lartësi në rrugë. Shtëpi të përmbytura 2. Prezencë uji në oborre 70-80 cm (fshati Obot)”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Bashkia e Shkodrës njofton se makinat e Forcave të Armatosura dhe varkat e ushtrisë janë në gatishmëri për nevojat e banorëve të zonës.
"Makina e FA në gatishmëri ora 07:45-16:00 tek ura Sadiçit. Rruga e Obotit e pakalueshme (makina e FA kalon me shumë vështirësi).Ujësjellësi Oblika 1 i bllokuar nga uji (jashtë funksioni). SPZ e zonës në gatishmëri. Qendrat shëndetësore në gatishmëri. Energji elektrike kemi në gjithë zonën. UKSH vazhdon të furnizoje me ujë të pijshëm banorët e fshatit Oblikë (kryesisht pallate). Rruga Muriqan – Goricë prezencë uji rreth 20 cm. Varkat e FA janë në gatishmëri (sipas nevojave).-Në disa toka bujqësore lartësia e ujit arrin 2-2.5 m”, mbyllet njoftimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë