Financial Times – BE po përgatiet që t’i japë negociatorit të saj për Brexit instruksione të reja që të mbyllë një marrëveshje me Britaninë, në një lëvizje pajtuese që do të përkrahë Theresa May, ndërsa ajo vuan sulmet e egra në shtëpi.
Kjo fundjavë e pa Boris Johnson, ish sekretari për marrëdhëniet me jashtë i Britanisë së Madhe, të kritikonte ashpër strategjinë e Brexit të Znj May për një marrëveshje me BE-në. Një samit informal në Salzburg këtë muaj mes liderëve të 27 vendeve të BE-së po konsiderohet si një nga diskutimet më të rëndësishme të Brexit që kur blloku planifikoi setin e parë të strategjsië së vet për bisedime.
Ambasadorëve në Bruksel u është thënë se, përpos kohëzgjatjes dhe temave të planifikuara si kufiri irlandez, takimi do të diskutojë edhe nëse do të lëshojë udhëzime shtesë për Michel Barnier, kryenegociatorin e BE-së.
Sipas një diplomati të lartë të BE-së, nëse miratohet, masa për të përmirësuar udhëzimet e z. Barnier, do të ndihmonte ” si një lloj mandati për të bërë marrëveshjen”.
Zyrtarët e lartë britanikë kanë kohë që janë ankuar se zoti Barnier i ka përçuar udhëzimet e tij shumë të ngurta, duke lënë bisedimet të bllokuara. Dominic Raab, sekretari i Brexit, ka fajësuar “legalizmin dogmatik” për kufizimin e përparimit në bisedime.
Vendet anëtare të BE-së këmbëngulin që ata të qëndrojnë fort pas z. Barnier. “Nuk e di se sa duhet të ndryshoni,” tha diplomati i BE, duke shtuar se pika më e rëndësishme e udhëzimeve të reja ishte “simbolizmi”.
Dy zyrtarë të tjerë nga ana e BE-së konfirmuan diskutimin e planifikuar në Salzburg për plotësimin e udhëzimeve për Z. Barnier. Një diplomat i BE-së e quajti atë një operacion “Save Theresa”.
Ndërsa BE vazhdon të ketë rezerva thelbësore rreth planit të May për integrimin e ngushtë me BE pas Brexit, përparësia kryesore e bllokut është përfundimi i një marrëveshje tërheqjeje me Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë garancitë për të shmangur një kufi të vështirë në të gjithë Irlandën. Diplomatët presin që shumë zgjidhje të vështira mbi marrëdhëniet e ardhshme të mbeten pas Brexit.
Udhëheqësit e BE kanë lëshuar tre herë udhëzime për negociatorin e tyre që nga referendumi i Brexit i vitit 2016, duke formuluar reagimin kolektiv të bashkimit ndaj çështjeve të divorcit, tranzicionin dhe kushtet e një “deklarate politike” jo të detyrueshme mbi marrëdhëniet e ardhshme.
Nëse krerët bien dakord në takimin e 20 shtatorit, diplomatët presin që një grup përfundimtar i udhëzimeve të miratohen zyrtarisht në samitin e tetorit të udhëheqësve të BE-së, duke vendosur për një samit special të Brexit në nëntor, ku të dy palët do të synonin të përfundonin bisedimet.
Johnson – i cili u largua si sekretar i jashtëm pasi kundërshtonte mënyrën e negociatave të Znj, May – nisi sulmin e tij frontal në udhëheqjen e saj të dielën.
Ai pretendoi se strategjia e zonjës May arriti në një “poshtërim” të atillë të papaerceptueshëm dhe se ajo ishte “çmendur” për ta vënë kufirin e Irlandës së Veriut në zemër të negociatave.
Kryeministrja do të përballet me një konferencë të nxehtë konservatore në Birmingham në fillim të tetorit, me zotin Xhonson duke planifikuar të drejtojë deri në 1.000 aktivistë partiak në një tubim “Braktisni Damën”.
Të hënën, ish ministri i Brexit, Steve Baker paralajmëroi se deri në 80 deputetë të ishin të gatshëm të votonin kundër planit të kryeministres.
“Ne tani jemi duke arritur pikën ku është jashtëzakonisht e vështirë të shohim se si mund ta shpëtojmë Partinë Konservatore nga një ndarje katastrofike nëse propozimet e Kryeminsitres do të jenë ato që do të udhehiqin”, tha ai për mediat.
Zonja May shpreson që udhëheqësit e BE-së do të hedhin një litar shpëtimi duke bërë të qartë se ata dëshirojnë që Barnier të tregojë mjaft fleksibilitet për të arritur një marrëveshje përfundimtare. “Ne nuk presim që BE të ndryshojë udhëzimet e Barnier, por shpresojmë që udhëheqësit do t’u tregojnë atyre t’i interpretojnë ato në mënyrë të tillë që të bëjnë një marrëveshje të mundshme”, tha një zyrtar i lartë britanik.
Negociatorët e BE-së dhe diplomatët shmangin idenë se se udhëzimet e tanishme janë shumë të pakta dhe nuk thonë se parimet bazë do të rishikohen.
Një negociator u shpreh se udhëzimet e rishikuara mund të pranojnë hapjen e Britanisë ndaj një roli më të madh për Gjykatën Europiane të Drejtësisë, veçanërisht në fushat e çështjeve të drejtësisë dhe sigurisë.
Një nga temat më të rëndësishme të diskutimit të Salzburgut do të jetë forma e “deklaratës politike”, si dhe niveli i hollësive dhe saktësisë që kërkohet nga.Angela Merkel, kancelarja gjermane, për të nënvizuar se çfarë do të humbiste Britania si jo-anëtare e bashkimit.
Megjithatë, në diskutime private, Berlini ka sinjalizuar që do të ishte i gatshëm të shihte një deklaratë më të dobët, e cila synon kryesisht të ndihmojë Zonjën May të sigurojë mbështetje për traktatin e tërheqjes shoqëruese në Dhomën e Komuniteteve.
“Gjithçka varet nga ajo që ata mendojnë se mund të shesin në shtëpi”, tha një diplomat i BE-së i përfshirë në bisedimet e Brexit. “Ka disa gjëra që nuk do të funksionojnë. Ne kemi një kërkesë për një kthim ligjor të operueshëm [për kufirin irlandez]. Pjesa tjetër është e zgjidhshme.
Shumë zyrtarë të BE-së e shohin planin e kryeministres May si të pazbatueshëm, të copëtuar, me kontradikta dhe në disa pjesë antietike ndaj parimeve themelore të BE-së.
Por deri më tani, pala e BE-së i ka shmangur sulmet agresive ndaj Znj. May, duke kërkuar të theksojë pikat e konvergjencës. Një pyetje e rëndësishme për udhëheqësit e BE-së është nëse ata janë të lumtur të lënë disa çështje – siç janë aranzhimet doganore – të dykuptimta kështu që ato zgjidhen vetëm pas ditës së Brexit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.