Ana e errët

Vjedhja me bileta false, dëshmitë e të dyshuarve: 6 milionë lekë në ditë

Nëse nuk disponon abone, udhëtimi me autobusët e transportit publik kushton 40 lekë. Kaq është një bilete që jo pak herë kontrollohet befasisht nga kontrollorë të cilët hipin në stacione. Ata nuk kanë synim vetëm zbulimin e qytetarëve që përpiqen të bëjnë me hile dhe të mos ta blejnë biletën. Por edhe për të kontrolluar fatorinot  dhe për të parë nëse qarkullojnë apo jo bileta false. Historia e biletave false  është një çështje e cila nuk gjeti zgjidhje edhe gjatë diktaturës , pavarësisht dënimeve të ashpra që parashikonte kodi penal  I asaj kohe pasi e konisderonte vjedhje në dëm të shtetit.

Sot…

Të falsifikosh një bletë udhëtimi,  kodi penal e konsideron si falsifikim të letrave me vlerë ashtu sikundër edhe hedhjen në qarkullim të çeqeve, kambialeve, karta të kreditit. Kodi penal e njeh biletën si cek udhëtar dhe në rast se kryhet nga një individ I vetëm parashikon dënimin deri në pesë vjet, nëse kryhet në bashkëpunim dhe më shumë se njëherë duke sjellë pasoja të rënda, dënimi lëviz nga tre deri në dhjetë vite burg Pikërisht për këtë vepër dyshohen tetë të arrestuarit , mes të cilëve tre janë administratorë të operatorëve të transportit publik në Tiranë , dispeçer dhe arkëtarë.  Prokuroria deklaron se ka si prova materiale 150 mijë bileta që  do të përdoreshin nga autobusët e tre linjave, përkatësisht të Tiranës së Re, të Unazës dhe të Porcelanit. Po të mbahet parasysh  një deklaratë e operatorit të linjave urbane Fatos Vrapi ( nën arrest ),  çdo ditë vetëm autobusët e Linjës  se Tiranës së re I përdorin 35 mijë qytetarë . Ndërsa tek autobusët e Porcelanit sipas Hazbi Përllakut, cdo ditë udhëtojnë me 25 mijë qytetarë. Për shkak se linja e Unazës është më e rëndësishmja dhe më me trafik, numri i qytetarëve që udhëtojnë me këtë linjë është më e lartë , por që gjithsesi nuk ka asnjë raportim të përafërt se sa është numri i saktë.

Duke llogaritur këto të dhëna, shtohen dyshimet se 150 mijë biletat e sekuestruara për të cilat prokuroria mendon se dëmi i shkaktuar shtetit për këtë episode është 6 milionë lekë (të reja), mund të jetë prodhim vetëm për një ditë udhëtimi në kryeqytet. Një biletë e shtrenjtë që nëse do të vërtetohet se është përsëritur si shkelje, rëndon në xhepat e qytetarëve përderisa falsifikimi është kryer për të shmangur detyrimin tatimor.

Dëshmitë...

Edhe pse zbulimi është kryer në fillim të muajit gusht, atëherë kur shtypshkronja e letrave me vlerë ka dhënë alarmin pranë drejtorisë së tatimeve, janë dashur disa ditë për të kryer hetimet. Së pari është kryer inspektim nga drejtoria e tatimeve në dy linja udhëtimi, përkatësisht pranë autobusëve të linjës së Tiranës së Re dhe të Porcelanit. Aty janë marrë bileta udhëtimi për të cilat pas ekspertizës është konfirmuar që ishin false. Menjëherë ka nisur marrja në pyetje e të dyshuarve, disa prej të cilëve më pas përfunduan në pranga. Edhe pse  të gjithë të dyshuarit kanë tundur kokën në formë mohuese. Asnjëri prej tyre që nga arkëtarja, dispeçeri deri tek administratorët e shoqërive nuk dinë gjë. Gazeta “Si” zbardhi marrjen në pyetje të të dyshuarve të bazuar në procesverbalet e agjentëve kundër krimit ekonomiko-financiar. Njëri nga të arrestuarit me detyrë kontrollor i shoqërisë Alba Trans, tashmë i arrestuar thotë:

“Quhem Aldi Duka , lindur dhe banues në lagjen Ali Demi. Kam detyrën e kontrollorit në shoqërinë Alba Trans ( operator I linjës Tirana e Re). Jam personi që bën kërkesë dhe  marr nga drejtoria e Tatimeve biletat  për llogari të shoqërisë. Pasi I marr, I vulos në pjesën e pasme me një vulë të shoqërisë për të përcaktuar linjën  se kujt I jepet dhe  itenerarin që do përshkojë autobusi. Këto bileta më pas I jepen dispeçerit të linjës përkatëse  dhe ai ua shpërndan fatorinove sipas nevojave që kanë dhe bazuar në numrat seria”.

Por  çfarë thotë dispeçeri që shpërndan biletat e linjës së Tiranës së Re dhe që rezulton se është personi përgjegjës që ka furnizuar me bileta false fatorinon gjatë ditës kur drejtoria e tatimeve kreu inspektimin?

Gazeta Si sjell si më poshtë dëshminë:

Luan Tafaj: pasi I marr biletat e vulosura nga shoqëria ja dorëzova fatorinos me numrat serial, siç ndodhi edhe në datën 10 gusht kur u zhvillua kontrolli. Fatorino pasi  mbaron punë lekët e xhiros dhe kotrabiletat ose biletat e mbetura ja dorëzon arkëtarit

Fatorino nga ana e tij shpjegon se nuk ka asnjë dijeni mbi rregullsinë e biletave , pasi ato përmbanin vulën e shoqërisë ku ai punon. Njëri pas tjetrit janë pyetur përgjegjësit e linjës së autobusëve,  deri tek ekonomistja.

Kjo e fundit tregon për llogari të linjës së Porcelanit:

Elid Xherahu: Bëj kërkesën në bankë pranë drejtorisë së Tatimeve dhe pagesën në bankë për biletat. Më pas këto bileta I merr Lulzim Allaraj  që më pas I dorëzon tek administratorja. Nuk e shpjegoj dot se si janë të parregullta.

Në këtë mënyrë ka vazhduar marrja në pyetje edhe e administratorit të linjës Alba Trans , Fatos Vrapit I cili tregon se biletat vulosen me vulën e shoqërisë nga Albi Duka. Por prokuroria thotë se në fakt këto bileta janë false për sa kohë nuk janë prodhuar nga shtypshkronja e letrave me vlerë e cila ka vendosur në dijeni drejtorinë e Tatimeve duke çelur një hetim që coin ë pranga tre administrator të tre shoqërive mes tyre edhe të shoqërisë Ferlut që mbulon transportin e Unazës. Dy nga subjektet Tirana Urban Trans dhe Alba Trans sikurse treagojnë burime pranë tatimeve janë gjobitur përkatësisht 470 mijë lekë dhe 300 mijë lekë të reja. Këto gjoba janë vetëm për inspektimin e kryer në fillim të muajit gusht. Ndërsa për bllokimin e 150 mijë biletave në  mjetin e djalit të administratorit të Ferlut, nuk është reaguar ende nga organet tatimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë