Futboll

Përleshje të dhunshme para derbit, 3 të vdekur e dhjetëra të plagosur

Ndeshjet derbi në futboll janë ato që njihen si më të nxehtat mes tifozëve, ku masat e sigurisë duhet të jenë në nivelin maksimal, pasi edhe mund të degjenerojnë në dhunë, siç ka ndodhur së fundi në Honduras. Situata është dramatike, pasi nga përleshjet masive para derbit Olimpia-Motagua, kanë humbur jetën 3 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, mes tyre edhe 4 futbollistë.
Incidenti gjigant, sipas lajmeve nga shtypi vendës, filloi pasi autobusi i ekipit mik u sulmua nga tifozët e Olimpias me shishe, shufra hekuri dhe me sende të tjera të forta. E ka konfirmuar këtë fakt edhe presidenti i Motagua, Pedro Atala. Më pas, situata precipitoi brenda stadiumit. Përleshjet mes ultrasve të dy skuadrave, Olimpia dhe Motagua, ishin shumë të ashpra. Në spital përfunduan edhe futbollistët e ekipi mik, Emilio Izaguirre, Roberto Moreira, Matias Galvaliz dhe Xhonatan Rougier, pasi kishin marrë plagë.

Nga incidenti para derbit në Honduras. Gazeta Si, 18 gusht 2019

Derbi i Hondurasit u pezullua. 10 mijë tifozët që kishin zënë vend në stadium u përpoqën të dilnin, por i gjetën portat të bllokuara nga policia, që përdori edhe gazin lotsjellës. Disa persona morën plagë, pasi u shtypën nga turma, por ferri ishte jashtë stadiumi “Tiburcio Carías Andino”. Përleshje të dhunshme me sende të forta, nga të cilat tre persona humbën jetën. Janë identifikuar dy prej tyre, Karlos Fernando Alvarado, 26 vjeç, dhe Xheferson Banegas, 24 vjeç. Që para ndeshjes dihej se rreziku ishte i lartë dhe për këtë ishin angazhuar 5000 agjentë policie brenda dhe jashtë stadiumit, por edhe ata nuk ia dolën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë