Nga Gazeta Si- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në qytetin italian Prato, ku një shqiptar ka humbur jetën, pasi u godit me thikë në bark nga disa bashkëkombës.
Viktima u rrethua dhe u sulmua nga një grup personash dhe më pas u la i shtrirë në rrugë. Ai u dërgua me urgjencë për ndihmë mjekësore, por plagët e rënda i sollën vdekjen disa minuta më vonë. Policia ka arrestuar dy të rinj shqiptarë si të dyshuar për vrasjen e bashkatdhetarit të tyre.
Siç shkruan “La Nazione”, viktimë nga kjo ngjarje mbeti Vladimir Lleshi. Në lidhje me vrasjen janë arrestuar gjatë natës dy të rinj, po shqiptarë, njëri 17 dhe tjetri 19 vjeç.
Ata kanë treguar para oficerëve të policisë se do të takoheshin me Lleshin për shkak të disa mesazheve që i ishin dërguar një vajze.
Dy të rinjtë thanë se ndërkohë Lleshi kishte shkuar në shoqërinë e dy burrave të tjerë. Sipas tyre, nga ai moment ka nisur një sherr që ka pasuar me një tentativë sulmi nga 37-vjeçari Lleshi dhe shokët e tij.
Dyshohet se të rinjtë kanë ikur me vrap dhe më pas e kanë sulmuar 37-vjeçarin me një mjet prerës derisa e vranë. Lleshi u dërgua në spital, por ndërroi jetë pak kohë më vonë si pasojë e dëmtimeve të marra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.