Kombetarja

Perla e Bajramit në Pragë nominohet për ‘Golin e raundit’ hera e 3-të për kuqezinjtë

Gazeta Si – Goli i Nedim Bajramit ndaj Çekisw ishte një ekzekutim teknik perfekt. Gjuajtje e menjëhershme nga jashtë zonës dhe asnjë shans për portierin çek. Ai realizim ka marrë sigurisht edhe vëmendjen e UEFA-s.

Nedim Bajrami feston golin ndaj Çekise. Gazeta Si, 10 shtator 2023

Intitucioni që drejton futbollin europian e ka nominuar atë perlë të Bajramit për çmimin “Goli i Raundit”. Kandidatët e tjerë për këtë çmim janë Robert Levandovski, kundërshtari i sotëm i kuqezinjve, me golin ndaj Ishujve Faroe, Sandro Volfinger i Lihtenshtejnit për golin ndaj Bosnjës dhe Aurel Tçuameni i Francës.

Në këto eliminatore ka pasur edhe dy raste të tjera, kur golat e kuqezinjve janë nominuar për këtë çmim nga UEFA. I pari ishte ai i Jasir Asanit ndaj Modavisë dhe i dyti i Kristjan Asllanit ndaj Ishujve Faroe. Fituesi zgjidhet nga votat e tifozëve dhe në të dy rastet dolën fitues golat kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë