Vazhdon përkrahja për Putinin në Serbi. Të enjten, rreth orës 19:15, menjëherë pas hapjes së portave të festivalit në Exit, në Urën e Varadinit është hapur një pankartë e madhe në gjuhën angleze, si dhe foto të presidentit rus, Vladimir Putin dhe të dënuarit për krime lufte, Vojislav Sheshelit.
Rreth 30 persona mbanin pankartën, me shkronja ngjyrë të kuqe dhe të kaltër, në anglisht shkruhej “BE, shko në shtëpi. Serbi-Rusi, ky është bashkimi ynë”
Një ditë më parë në urën që të çonte nga Novi Sadi në kalanë e Petrovaradinit ishte shënuar me shkronjën Z .
Ajo letër, një simbol i agresionit rus kundër Ukrainës, u shfaq në këmbët e kalasë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



