Vladimir Putin është rrëzuar nga shkallët në rezidencën e tij zyrtare dhe ka thyer kërbishtin, ndërsa ende nuk është rikuperuar nga kanceri, sipas mesazheve që janë dërguar në Telegram.
Udhëheqësi 70-vjeçar rus, shëndeti i të cilit është përkeqësuar dukshëm që kur filloi luftën e tij në Ukrainë, u rrëzua të mërkurën në mbrëmje duke zbritur shkallët në shtëpinë e tij në Moskë.
Gjenerali SVR, që thuhet se është truproja e tij, ka postuar përditësime në lidhje me shëndetin e Putinit që nga fillimi i luftës, megjithëse nuk ka ofruar asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij. Ngjarja ndodhi para truprojave të presidentit, të cilët reaguan shpejt dhe i erdhën menjëherë në ndihmë Putinit.
“Tre truproja ndihmuan presidentin të ulej dhe thirrën mjekët që ishin në detyrë në rezidencë.” Pavarësisht raportimeve, Putini u pa duke u vizituar në një laborator në Moskë të nesërmen, por në gjendje të mirë shëndetësore.
Spekulimet për shëndetin e Putinit janë përhapur që kur ai urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt./Dailymail
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.