Sociale

Përkeqësohet gjendja e Kryeministrit britanik, Johnson frymëmarrje me oksigjen

Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson është futur në oksigjen, pasi mbrëmjen e djeshme u shtrua në spital pas simptomave të vazhdueshme të koronavirusit.

Mediat britanike raportojne se Johnson është në kontrollin e mjekëve pasi 11 ditë më parë pati shenjat e para të prekjes nga virusi. Johnson vendosi masa të rrepta për frenimin e përhapjes së Covid-19 në Britani, pasi numri i viktimave dhe të infektuarve po rritet me ritme të shpejta.

Një ministër nga kabineti i tij ka këmbëngulur që Boris Johnson është mjaft i aftë për të udhëhequr vendin nga shtrati i spitalit.

Robert Jenrick, ministri i Komuniteteve, tha që Johnson po vazhdonte të drejtonte vendin nga spitali, pavarësisht këshillave se duhet të pushojë.

Johnson u pranua të dielën në mbrëmje në spital me ethe dhe kollë për disa teste rutinore, por u mbajt nga mjekët, të cilët këmbëngulën se kishte nevojë për trajtim mjekësor.

“The Guardian” raporton se Johnson ishte më i sëmurë sesa ai ose zyrtarët e tij pranonin publikisht dhe se mjekët janë të shqetësuar.

Nëse gjendja e tij përkeqësohet, Dominic Raab, Sekretari i Jashtëm, është ministri i caktuar për të marrë detyrën. Raab pritet të kryesojë një takim me task forcën e pandemisë.

Në Britani numri i rasteve me koronavirus vijon të rritet, ndërsa deri në këto momente janë 47.806 persona të prekur dhe fatkeqësisht 4.934 prej tyre kanë ndërruar jetën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë