Futboll

Perisiç ndahet me Interin, ‘fluturon’ te Totenhemi i Kontes

Gazeta Si - Ivan Perisiç drejt Premier Ligës. Pas ofertës zyrtare të rritur në 5 milionë euro neto në sezon, Interi pret përgjigjen e kroatit. Por sulmuesi anësor duket gjithmonë e më larg Milanos.

Perisiç shfryu pas fitores në finalen e Kupës së Italisë. Ai ishte i pakënaqur me sjelljen e klubit zikaltër, kur u shpreh se rinovimi me lojtarët e rëndësishëm nuk lihet në sekondën e fundit.

Ivan Perisiç. Gazeta Si, 27 maj 2022

Nga ai moment, sirenat e merkatos kanë filluar të bien fort dhe duket se kroati ka gjetur akordin me Totenhemin. Perisiç pritet të transferohet në Premier Ligë, ku do të bashkohet me trajnerin Antonio Konte.

Gazetari italian, Bruno Longi, shkruan në Tuiter se Perisiç ka pranuar propozimin e Kontes dhe Paratiçit. Kroatit, adapt për trajnerin italian, i është ofruar një shifër pak më e lartë se ajo e Interit.

Totenhemi ofron kontratë 2-vjeçare, plus një tjetër bonus. Interi ofron vetëm 2 vite kontratë. Konte duket se ka fituar konkurrencën me Çelsin dhe Juventusin për sulmuesin anësor.

Interi humb jo pak me largimin e Perisiç, një nga më të mirët e sezonit, sidomos javët e fundit. Ndoshta klubi zikaltër duhej të kishte vepruar më shpejt për rinovimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë