Dosje

Përgjimet / Si i futi në kurth agjenti falsifikatorët, pazari bëhej në kafene: Patenta 100 euro, karta greke 200!

Gazeta Si - Përgjimet e një agjenti të infiltruar zbuluan një bazë falsifikimesh në Tiranë ku shiteshin dokumente shkollore dhe pronash kundrejt pagesës, që varionin nga 6 mijë lekë deri në 600 euro.

Pas arrestimit të Gëzim Xhafës, Artur Bramos, Shpëtim Begës dhe Mustafa Rushitit, si pjesë e një grupi që shiste dokumente të falsifikuara, mes tyre diploma shkollore, patenta dhe kontrata pronash, Prokuroria konfirmon se operacionin e kreu për tre muaj përmes një bashkëpunëtori të policisë.

Atij iu dhanë euro të markuara në pesë raste për të kryer blerjet që i porosiste menjëherë sapo konsumonte kafe.

Më pas, të dyshuarit kanë rënë në grackë edhe në përgjime, ku porositë kryheshin me mesazhe.

Përgjimet midis agjentit dhe të dyshuarit, tregojnë se si bashkëpunëtori interesohet për një dokument grek.

I koduar me germën “A”, bashkëpunëtori i policisë rezulton se bisedon me të dyshuarin, pasi ata takohen në një kafene.

A - O Turo

B - Unë po të shifsha ty...

A - Ça bëne, si kalove?

B - Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo

A - Hajde rrim shkojmë

……

B - I thashë atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë, maksimumi tre

A - Po mirë mo, ça është sot, e hëne e martë

B - Të mërkurë, të ejnten

A - E deri të enjte në drekë

B - Më ra telefoni e unë nuk të marr dot, më ra telefoni, m’u zbardh ekrani

A - Po ia di numrin përmendësh

B - Kujt

A - Atij

B - Shokut tim o

A

B – Ç’ke me atë ti mo burrë

A - Ke çe ka thue, s’kam me ça e marr ore

B - Me të marr ty ore

A - Ë hë

B - Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër

A - Po ta lë në një letër të shkruar unë numrin, e në momentin që e mbaron më merr

B - Po ndonjë gjë tjetër, mirë

…….

A - Tani se i thash unë atij, kam gjet një shok, një mik të mirë i thash, se ta bën

B - Po

A - Patentën i thash, do njëqind euro ta bën sikur më the ti, a më the njëqind (100)

B - Po

A - Ai mund të don dhe ndonjë një letër mbrapa, a dhe ndonjë kartë, a ndonjë kështu

B - Për kartën do bisedoj, kur të marrësh këtë do bisedoj për kartën

A - Po pra okej

B - Se tani te karta nuk jam një çik i sigurt, se varet ça kartash

A - Se duhet ta mbështes me ndonjë letër

B - A ti do kartë Greke?

A - Kartë Greke mo

B - A do tafto ti pra

A - E kupton, se thonë që ky ka patentën, por ka dhe një letër shëndetësie, a kupton ça janë ato kartat shëndetësore, a ndonjë pasaportë

B - Po dhe për pasaportën e bisedojmë, po nuk të jap shumë garanci aty, kurse te taftoja Greke

A - Ë kartën, kartën e patentën

B - Këto, këto i ke të sigurta

A - Po

B - Kështu

A - Ti jap këto unë

B - Po ma jep fotografinë mua njëherë, tashti si e ke emrin ti?

A - Unë quhem Arjan

B - Arjan, unë e kam Artur

A - Pesëdhjetë edhe pesëdhjetë, njëqind

B - Shiko tani ça desha me thënë unë …

A - Po, këtu ke dhe dy fotot, s’duhen më shumë se dy

B - Tjetrën ta ruajmë për kartonin, një do ai, po hajd mo dy për siguri

A - Merri dy

B - Po teproi, ta mbajmë për atë tjetrën

A - Po, urdho dhe dy fotografitë, ta marr një laps, një letër këtij, që ta shkruash numrin

B - Ça klase do ai?

A - Po ai njëzet e një vjeç është, llogarite

B - Klas të katërt

A - Klas të katërt po

B - Për motor s’ma mban by... me ja bërë për motor, se thotë ai ku i bëri ky motorin, makinën përnjëherë

A - Po

B - Ça po shkruan ti?

A – Numrin, që t’më marrësh

B - Unë e kam numrin të shkruar, po ai mbaron punë dhe e hedh numrin

A - Po, ja tek e ke, merr një numër dikujt më merr në telefon e më thuaj

B - Të shkruajmë dhe këtë klasi i katërt

A - Po

B - E kupton vet ai tashti

A - Tani vetëm pres telefon

B - As mos e diskuto atë muhabet

A - Po kështu na këto tonat, ça, ça ke bërë

B - Si tonat

A – Për shembull dokumentet tona a…

B - Ça do ti, patenta

A - Patentë na nji

B - Për kartë identiteti kam frikë me i bë, se varesh se ku paraqitesh ti, janë budallenj njerëzit

A - Po

B - Se ti më thuaj, e dua për jashtë shtetit, e ti ke bërë punë këndej

A - Po pra

B - Dhe e ha në tullum ashtu, kurse ti thua duhet për në Angli

A - A shpërndajm

B - Tafton do ta bëjmë, që ta dish ta kesh të qartë, tetëdhjetëmijë lekë, tetëdhjetëmijë lekë shqiptare, Tafton

A - Po kartën, kartë Greke

B - Kartë Greke, tafto quhet ajo

A - O Tur, hajd pra gjithë të mirat.

Shtetasi i identifikuar si Artur Bramo kryen më tej bisedat sa vijon

B - Ashtu fallco greke?

A - AA

B - Kartë

A - A do kartë, apo pasaportë nuk e di

B - Pasaportën ta diskutoj një herë, pasaportën

A - Po

B - Ndërsa kartën e ke të sigurt

A - Karta i bëhet domethënë

B - Po po

A - Do me fol me ta.

B - Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël

A - Pse?

B - Po i mori të gjitha ai.

A – S’të dha gjë ty?

B - Asnjë gja.

A - Po o vëlla, ti a je në pazar me ta?

B - Po ça pazari mo, me atë jam, nuk i njeh mirë ti se ça janë!

A - O bos, po ti do ta punosh, do ti thuash kaq.

B - Du me nejt…..

U mor kontakt me bashkëpunëtorin në ambientet e policisë thotë prokuroria, ku dhe rezulton se ai paraqiti lejen e drejtimit të falsifikimit me emrin Ermir Shatri, 19 vjeç.  Kjo shkresë e ka bindur prokurorinë që t’i japë më tej kartëmonedha të tjera të markuara, që ai të vijonte blerjen e stimuluar.

I dyshuari i dytë i identifikuar në kafenenë e radhës, quhet Gëzim Xhafa

……

A - O Gëzim, si je?

B - Hë mo, ça bon?

A - Ça bone u lodhe? Hë, a ka dalë mirë?

B - Asnji gja

A - Ka dal mirë ai!

B - Po shife mo, aty e ke

A - Kjo s’më duhet ma.

B - Ajo s’ke ku e fut ti këtë, janë digjitale.

A - Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën

B - Hë!

A - Unë e solla

B -

A - Do një kartë italiane ose greke

B - Do greke!?

A - Po po, rri në Angli ai

B - Do tofni apo do kshu?

A - Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm t’u themi që kaq bën

B - E do kshu plastike! Plastike e do!?

A - Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi çon mua ai fotot e gjërat

B - Ka ndonjë kopjo ai si ajo?

A - Edhe me e bo para dy tre vjetësh, nga ato dy kapakësh si ka qenë

B - Nga ato dy kapakësh, se ato janë origjinale

A - Po se ato janë më të sigurta më tha

B - Po

A - Si problem, se e bo me datë të vjetër

B - Jo jo, nga 2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë) deri në 2007 (dymijë e shtatë)

A - Deri në 2019 (dy mijë e nëntëmbëdhjetë) janë ato.

B - E di e di, jo mo jo e bëjmë kur të dojë ai

A - Tani

B - Merri dhe këto. Mbaji, ta pyesim!

A - Njëzet, dyzet, gjashtëdhjetë, tetëdhjetë njëqind e njëzet (dëgjohet numërimi).

B - Ej, atë e ke origjinale dhe e ke dyqind euro (200)!

A - Të mi çoj ai mu. Aaa?

B - Dyqind euro

A - Dyqind euro

B - Dyqind euro, e ke origjinale

A - Ti them unë.

B - Janë të vjedhme atje.

A - Janë të vjedhme atje! Po çishtu tha dhe ai. Dyqind euro e do ti?!

B - Dyqind euro

A - Okej. Ti them unë, ti shkruaj unë në darkë. Po mi nisi nesër a pasnesër

B - Po qe se nuk i gjen dot të dhënat, të dhënat i gjej unë. Po qe se i do me emër, jepi me emrat që i do ai

A - Të çoj vetëm fotografi.

B - Të çoj vetëm fotografi, dhe me ça emrash e do.

A - Po okej.

B - Po mos harro thuaj, gjatësinë, sytë dhe flokët

A - Flokët i çon dhe në foto, po i shkrun dhe ai

B - Jo, jo më mirë ti shkruaj e ti këtë origjinale. Ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve dhe gjatësinë

A - Okej.

B - Ëë.

A - Po i them unë. Me një herë sa të më shkruaj, se pale ku o

B - Vendose këtë, hiqe këtë ti e fute në xhep letrën

A - Po.

B - Ene boje kshu, në rregull.

A - Okej. Po të marr unë në telefon, vetëm si kur sot u takuam dhe këtu edhe

B - Po në rregull.

A - Hajt, pra me të mira. Të fala Turit

B - Mirupafshim!

Në këtë mënyrë bashkëpunëtori rezulton se kreu disa blerje të stimuluara me të dyshuarin Xhafa.

Prokuroria përmend në dosje se “në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia gjyqësore vihet në dijeni se shtetasi Shpëtim Bega është i përfshirë në aktivitet antiligjor, në formën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare të llojit pasaporta, karta identiteti bullgare, karta identiteti shqiptare, leje drejtimi shqiptare të automjeteve/ diplomave shkollore etj.. kundrejt pagesave".

Këtë aktivitet e kryen në bashkëpunim me shtetasin Gëzim Xhafa. Këta shtetas realizojnë dhe ndryshimin e mbiemrit të persjnit në certifikata personale, ose familjare, me qëllim kalimin në drejtim të vendeve të BE, në rastet kur personi ka marrë edhe ekspuls në këto vende.

Pagesat e dokumenteve të falsifikuara variojnë sipas llojit të dokumentit të kërkuar si, për sigurimin e dëftesës së shkollës së mesme të falsifikuar, pagesa shkon në 11.000 lekë, për falsifikimin e diplomës të shkollës së lartë, pagesa është 600 euro, për falsifikimin e lejes së drejtimit, pagesa është 7.000 lekë, për falsifikimin e kartës së identitetit shqiptare, pagesa është 6.000 lekë.

Dyshohet se shtetasi Gëzim Xhafa, falsifikimin e dokumenteve zyrtare e kryen në banesën e tij, e cila ndodhet në rrugën “Gani Luzi” në Tiranë. Shtetasi Shpëtim Bega luan rolin e ndërmjetësit për gjetjen e klientëve për shtetasin Gëzim Xhafa.

Gjithashtu, është evidentuar dhe shtetasi Mustafa Rushiti, i cili ka si rol gjetjen e personave që kërkojnë të sigurojnë dokumentet e falsifikuara, si dhe realizon lidhjen e tyre me shtetasin Gëzim Xhafa.

Këta shtetas frekuentojnë bar-kafe i cili ndodhet mbrapa “Kishës Katolike” në rrugën “Gani Luzi”, rreth 100 metra në thellësi në krahun e djathtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë