Kombëtarja është këtë të martë në ditën e katërt të përgatitjeve që po zhvillohen në Frankfurt për ndeshjen eliminatore me Islandën. Me grupin që ka pësuar disa ndryshime në këto ditë, pasi disa prej lojtarëve janë larguar për shkak të dëmtimeve, trajneri Edi Reja është përpjekur që të injektojë idetë e tij.
Në një video të publikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit duket Reja teksa fokusin e tij kryesor e ka që të imponojë në kombëtare stilin e tij të lojës. Kombëtarja shqiptare si rrallë herë do të luaj në këto dy ndeshje me Islandën dhe Moldavinë me skemën 3-5-2.
Reja në këto katër ditë të mbetura do duhet të vendosë edhe për titullarët, pasi po shikon me vëmendje gjendjen fizike me të cilën kanë ardhur nga kampionatet e tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.