Ka ndodhur

Përfundon beteja me flakët, shuhen të gjitha vatrat e zjarrit në Fier dhe Patos

Gazeta Si - Zjarret e rëna në Fier dhe në zonën e Marglliçit në Patos, janë shuar mëngjesin e kësaj të diele nga forcat zjarrfikëse dhe policia.

Në pyllin me pisha në Darëzezë dhe në Peshtan, nuk ka me asnjë vatër aktive, ndërkohë që edhe në Margëlliç, ku forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Lushnja, kompanisë Alpetrol, Vlora dhe Berati, të ndihmuara edhe nga grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe forca të ushtrisë, kanë luftuar përgjatë gjithë natës me zjarrin në disa drejtime, për të mbrojtur veçanërisht zonat e banuara dhe puset e naftës.

Fatmirësisht flakët pranë tyre janë neutralizuar shpejt duke larguar rrezikun, ndërkohë që është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me ullishte dhe pemë frutore.

Pas kësaj prit të ngrihen dhe komisionet për vlerësimin e dëmeve, ndërsa është vënë në pranga autori i zjarrvënies.

Ditën e djeshme njëkohësisht u aktivizuan mbi 11 vatra zjarri duke vënë në vështirësi edhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat me përparësi kanë parë vatrat më problematike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë