Futboll

Përfshirja në baste, legjenda e Mançester Junajtid vihet nën hetim

Një nga futbollistët më të mirë në dy dekadat e fundit, duke fituar pothuajse të gjithë trofetë më të rëndësishme me klubin e Mançester Junajtid. Pol Skolls duket se nuk është kaq i suksesshëm edhe jashtë fushës së futbollit. Ish-mesfushori i Junjatid që ka veshur 66 herë edhe fanellën e kombëtares anglezë është përfshirë në një skandal bastesh.

Mediet britanike raportojnë se Pol Skolls është vënë nën hetim nga Federata angleze e futbollit s ii dyshuar se ka vënë 140 baste sportive, duke shkelur kështu rregullat. Skolls është aksionar në klubin e Salford Siti, bashkë me disa yje të tjerë të futbollit anglez dhe në bazë të rregullores, atij nuk i lejohet që të marrë pjesë në baste sportive.

Nuk është ende e qartë periudha kohore kur Skolls i ka vënë këto baste, pas viti 2014, pasi që kur “varu këpucët në gozhdë”, Skolls ka bërë edhe rolin e trajnerit. Ai ka qenë në bankinën e Oldham Atletik dhe që prej 2015 ka hyrë si aksionar në klubin e Salford Siti. Nuk dihet ende nëse pjesë e basteve që ka vënë Skolls ka qenë edhe këto dy ekipe, çka do e komplikonte shumë seriozisht pozitën e ish-yllit të Mançester Junajtid. Këto akuza në drejtim të Skolls kanë shkaktuar një zhgënjim të madh në mesin e tifozëve të Junajtid që kishin krijuar imazhin e një lojtari dhe njeri prefekt për Pol Skolls.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë