Ka ndodhur

Përfshihen nga flakët dy ashensorë në Tiranë dhe Vlorë

Gazeta Si - Në "Rrugën e Kavajës" në Tiranë, në një kompleks pallatesh, ka rënë zjarr në ashensorin e pallatit.

Policia thotë se si pasojë ka vetëm dëme materiale, pa dhënë shumë detaje.

Më herët, një tjetër ashensor, këtë herë në Vlorë u përfshi nga një zjarr në një pallat në lagjen ‘1 Maji’.

Për fat të mirë edhe këtu nuk kishte persona të lënduar apo dëme materiale.

Ndërsa të dielën në mbrëmje, një ashensor në një prej godinave të QSUT pësoi një defekt dhe shkaktoi plagosjen e një pacienteje 80 vjeç dhe një punonjësi shëndetësor që e shoqëronte.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë