Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale se nga nesër do të marrin shumën e dyfishtë të asistencës sociale. Ata do të marrin këtë pagesë deri në mars 2021.
“Të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale do të pranojnë shumën e dyfishtë të asistencës sociale, ashtu siç është marrë vendimi për muajt janar, shkurt, mars 2021. Për shkak të interesimit të shumë familjeve, përfitues të asistencës sociale, dua të njoftoj se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka përcjellur listat e familjeve përfituese në Thesar, për të procesuar me tej për shpërndarje të pagesave që nga nesër nëpër të gjitha pikat postare në bazë të marrëveshjes së MPMS me Postën e Kosovës. Angazhimi ynë për t’iu dalur në ndihmë kategorive në nevojë nuk do të mungojë asnjëherë.”-citohet në njoftimin e ministrisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.