Ka ndodhur

Përfitoi nga amnistia, i riu vjedh makinën në Korçë disa orë pasi doli nga burgu

A. I., shtetasi që përfitoi ditën e djeshme nga amnistia dhe që la qelitë e burgut nuk ka harruar zakonin e vjetër.

I riu pogradecar ka qenë i dënuar për vjedhje ndërkohë ditën e djeshme përfitoi nga aministia e pas pak minutash pasi hyri në qytetin e Korçës ka realizuar vjedhjen e radhës në lagjen 18 të këtij qyteti.

Këtë herë “gjahu” i tij ka qenë një mjet Ford Fiessta i parkuar (i ndezur) në afërsi të shkollës “Raqi Qirinxhi” pasi pronari i mjetit ishte pranë një njësie shërbimi.

Isufi ka hyrë në mjetin e parkuar dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të Pogradecit, ku policisë nuk i ka ngelur gjë tjetër ku pas denoncimit të pronarit të mjetit të bëjë këqyrjen e kamerave të sigurisë në interenarin që është menduar se ka kaluar i riu. Nga këqyrja e kamerave është dalluar mjeti tip Ford Fiesta që kalonte në aksin rrugor Korçë-Pogradec deri në fshatin Luamalas më pas grabitësi i mjetit ka humbur çdo gjurmë.

Pas kërkimeve të policisë, Isufi u vu në pranga mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet, pasi po udhëtonte me një mjet të linjës Korçë-Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë